Hadërgjonaj pas intervistimit nga Specialja: E morën përgjigjen për pastërtinë e UÇK-së

Prishtinë | 19 Sht 2019 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja e PDK-së, Safete Hadërgjonaj ka folur pas intervistimit të prokurorëve të Specializuar.

Ajo është intervistuar për katër orë rresht në Prishtinë, teksa ka thënë se është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarës, shkruan lajmi.net.

Para mediave ka thënë se është marrur në pyetje për aktivitetin e saj gjatë luftës.

“Nuk ka pasur diçka të specifikuar. Me kanë pyetur për aktivitetin tim gjatë luftës, unë kam treguar për aktivitetin edhe veprimtarinë e pastër të UÇK-së”, ka thënë Hadërgjonaj.

Ajo ka treguar edhe arsyen pse është intervistuar në Prishtinë dhe sa ka zgjatur intervistimi i saj.

“Intervistimi ka zgjatur 4 orë, ata e kanë marrë përgjigjen nga unë për pastërtinë e UÇK-së”, tha Hadërgjonaj e cila u intervistua në zyrat e Speciales në Prishtinë, për shkak të problemeve me vizë. 

Të ngjashme