Hajnat e maskuar vjedhin 450 euro në një pompë derivatesh në Skenderaj

Prishtinë | 30 Qer 2021 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Hajnat kanë vjedhur 450 euro në një pompë të derivateve në fshatin Tërnavc të Skenderajt.

Rastin e ka raportuar një punëtor i cili ka thënë se derisa ishte në vendin e punës, kanë ardhur dy persona në këmbë të maskuar dhe armatosur. Pasi i kanë vjedhur paratë, ata kanë ikur në drejtim të panjohur.

Të lënduar nuk ka. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme