Hajnat hyjnë një pikë të “MoneyGramit”, s’arrijnë të marrin asgjë

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 12:19 | Nga Aulona Sylaj

Është grabitur një pikë e “MoneyGram” në rrugën “UÇK” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Në vendin e ngjarjes ka dalur Policia e Kosovës, dhe Njësia Speciale.

Pronari i lokalit ka thënë për Ekonomia Online se hajnat nuk kanë marrë asgjë.

Ndryshe ky nuk është rasti i parë i vjedhjes në këtë pikë, kohë më parë sipas pronarit ka ndodhur edhe një plaçkitje me thikë ku u janë marrë mbi 3 000 euro.

Një dëshmitar i kësaj plaçkitje prapa kamerave ka thënë se këtë pikë gjashtë herë radhazi, ndërsa gjatë së premtes kanë qenë dy persona të maskuar me armë që kanë tentuar ta bëjnë vjedhjen.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Sipas saj, personat e dyshuar kanë tentuar të realizojnë grabitjen duke kërcënuar me armë një punëtore.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një tentim grabitje në rrugën UÇK në Prishtinë”.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat policore për hetimin e krimit kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme