Hajrizi: Rritet për 50% tentimi për thyerjen e llogarive bankare, mbrojtja e të dhënave mbetet sfidë

Prishtinë | 28 Jan 2020 | 11:00 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuniteti CSP ka shënuar 28 janarin Ditën Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave personale, me punëtorin “Privacy in Digital Age II”- PDA II, raporton Ekonomia Online.

Rektori i Kolegjit UBT, Edmond Hajrizi ka shpalosur aktivitetet në këtë fushë, duke thënë se për 50% është rritur tentimi në thyerjen e llogarive të bankave, kjo sipas tij, për tu kyçur në të dhënët.

Hajrizi deklaroi se siguria kibernetike po përballet me probleme të ndryshme, siç potencoi ai, sfidë po vazhdon të mbetet politika, institucionet dhe vet individi.

“Nuk ka diçka të sigurt ne mbesim mes angazhimeve tona për mbrojtjen e të dhënave e sigurinë kibernetike. Çdo ditë e më shumë po qëndron, kompleksiteti po rritet si dhe ka interesime të ndryshme për ta marrë parasysh çështjen  të dhënave. 50% është rritur tentimi për thyerje të llogarive bankare, kjo tregon një interesim të theksuar për tu qasur të dhënave”.

“Kemi disa sfida, politikat e shteti e globale. Institucionet tona dhe individit. Këto janë elemente sfiduese, është një revolucion multi-diciplinare. Individi nuk është me pjesë e forcës apo kapacitetit që i del përball kompleksiteteve”, tha Hajrizi.

Hajrizi njoftoj se në vitin 2020 do të implementohet inteligjenca artificiale, ku çdo objekt do të jetë i lidhur me internetin.

“Ne duhet të përballemi me sistemin digjital ndihmon në zhvillimin e  njerëzimit. Siguri më të madhe, ekonomi, rritjen e vendeve të punës dhe jetesë më të mirë. Konsiderohet që do të vijë gjenerata e pestë e internetit, do të ketë rritje në të njëjtën kohë”.

“Në vitin 2020 do të implementohet inteligjenca artificiale, do të kalojmë në një pjesë tjetër kibernetike. Ne kemi mungesë të kuadrove të sigurisë kibernetike. Çdo objekt do të jetë i lidhur me internetin”,  tha ai duke shtuar se ka një deglobalizim”.

“Kosova ka një zhvillim më të mire, të rinjtë tanë janë të interesuar për të punuar në këtë drejtim. Kjo krijon një ambient vlerësues nga ndërkombëtaret. Profesionistët e Kosovës janë mjafte aktiv. Ne prijmë në religjion 90% e qytetarëve përdorin internetin. Do të jetë një sfidë me e madhe në të ardhmen, por së bashku do të mund t’ia arrijmë”.

Mentor Hoxhaj CSP, ka deklaruar se mbi 60% e institucioneve nuk kanë njohuri në sigurinë e të dhënave.

Hoxhaj bëri të ditur se përqindja e qytetarëve është shqetësuese të cilët nuk janë të njoftuar mbi të dhënat e tyre.

“Hulumtimi i parë ka të bëjë me ligjin për mbrojtjen dhe i dyti me perspektivë e qytetarëve në siguri. 62.5% e institucioneve nuk kanë njohuri, 63% nuk janë të përgatitur. 62.3% nuk janë të njoftuar mbi të dhënët e të drejtat e tyre. Impakti i privatësisë 47% nuk e bëjnë vlerësimin”.

“15.3% nuk janë të shqetësuar derisa pjesë e madhe janë të shqetësuar me privatësinë. Privatësia Online është më e rëndësishme për 66.9% derisa në dokumente të shkruara është vetëm 34.6%. 58% nuk janë të njoftuar me të drejtat e tyre të cilat i kanë në këtë drejtim. 81% pranojnë mesazhe apo qoftë marketing të drejtpërdrejtë”, u shpreh ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme