Halil Kastrati do të ndërtojë edhe 28 shtëpi në Pejë, Klinë e Deçan

Prishtinë | 27 Mar 2019 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Organizata humanitare “Jetimat e Ballkanit”, kanë nënshkruan memorandum bashkëpunimi edhe me tri komuna të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur, Halil Kastrati, përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Kastrati ka thënë se në komunën e Pejës do të ndërtohen 12 shtëpi.

Në komunën e Klinës, Kastrati ka thënë se do të ndërtohen gjashtë shtëpi, kurse në Deçan 10 shtëtpi, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë i Kastratit pa ndërhyrje: 

Edhe 28 shtepija te reja 

Jetimat e Ballkanit sot nenshkruan memorandum bashkepunimi edhe me tri komuna te Kosoves

Me komunen e Pejes ku do te ndertohen 12 shtepi
Per secilen shtepi komuna partecipon me shumen prej 5 mije eurove ndersa pjesen tjeter donatoret e shoqates sone

Me komunen e Klines ku do te ndertohen 6 shtepi
Per secilen shtepi komuna partecipon me shumen prej 5 mije eurove ndersa pjesen tjeter donatoret e shoqates sone

Me komunen e Deçanit ku do te ndertohen 10 shtepi
Per secilen shtepi komuna partecipon me shumen prej 5 mije eurove ndersa pjesen tjeter donatoret e shoqates sone

Memorandume bashkepunimi do te kemi edhe me shume komuna tjera diteve ne vazhdim

Bamires Zoti ju shperblefte. /

Të ngjashme