Halil Kastrati dhuron për pavarësi çelësat e banesave për 17 familje në nevojë

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Humanisti dhe themeluesi i shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, para disa ditësh njoftoi se me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës do të dhuroj 17 çelësa banesash për familjet në nevojë.

Ai sot ka bërë të ditur se tanimë i ka gati çelësat që do t’i dorëzoj të shtunën për familjet e përzgjedhura.

Në një postim në Facebook, Kastrati ka publikuar foto të 17 çelësave, duke thënë se po gëzohen 17 familje të reja.

Postimi i Kastratit:

 Dhurimi i 17 pale çelesave per nder te 17 Shkurtit

Po gezohen 17 familje me banesa te reja

Diten e Shtune 16/02/2019

Salla e kuqe ne Prishtine

Ora 11:00

Ju mirëpresim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme