Hamiti e Gjergji takohen në semafor, krenarë që jemi shqiptarë

Prishtinë | 07 Nën 2016 | 11:48 | Nga

Profesori i fesë Islame Xhabir Hamiti, është takuar sot me Don Lush Gjergjin e Ipeshkvi-së së Kosovës. Ata kanë bërë një foto në rrugë, ndërkaq në përshkrim thuhet se “janë krenar që janë shqiptarë”.

Dy figura të rëndësishme të dy feve, Islame dhe Krishtere, janë takuar sot në rrugë. Xhabir Hamiti dhe Don Lush Gjergji, teksa po kalonin rrugën në semafor janë takuar dhe janë përshëndetur, shkruan lajmi.net

Përveç që biseduan, ata bënë edhe një fotografi së bashku, të cilën e ka publikuar Hamiti në facebook.

“Nje takim i sotëm i pa planifikuar me Don Lush Gjergjin ne rrugët e Prishtinës. I respektuam edhe shenjat e komunikacionit. Jemi krenar qe jemi shiptare. Besimi është zgjedhje e lire e njeriut. Ndajmë një gjuhe një kulture dhe një dhe te perbashkët”, ka shkruar Hamiti.

Fotografia ka marr komente me fjalët më të mira duke shprehur respektin për të dy.

 

Të ngjashme