Hamiti: Ka medie që mburren e përfitojnë si të pavarura nën maskën e paanësisë e profesionalizmit

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Muhamet Hamiti, publicist dhe veprimtar i LDK-së, ka thënë se në Kosovë është folur vazhdimisht për “kapjen” e medieve nga Qeveria, por asnjëherë për “kapjen” e medieve pas pushtetit.

Ai përmes një statusi në Facebook, duke folur për propagandën në medie tha se ka prej tyre që që mburren e përfitojnë si të pavarura nën maskën e paanësisë e profesionalizmit.

“Është folur shumë në Kosovë për kapjen e mediave prej Qeverisë/pushtetit, por ka mbetur i pavërejtur fenomeni invers, kur mediat i kapen pushtetit. E kam fjalën për mediat që shpallen e mburren, dhe përfitojnë, si të pavarura. Propagandë nën maskën e pavarësisë e të paanësisë, madje edhe të profesionalizmit”.

“E mira e situatës sonë është se ka shumë media. I merr një palë faktesh e argumentesh prej njërës, një palë tjetër prej të dytës a të tretës. Lexuesi i kujdesshëm e inteligjent mbrohet kështu prej propagandës”.

Postimi i plotë:

Propaganda

Informacion, ide, opinione apo imazhe që të shpeshtën japin vetëm një pjesë të argumentit, të cilat transmetohen, botohen, apo në ndonjë mënyrë tjetër përhapen me qëllim që t’i influencojnë opinionet e njerëzve. (Information, ideas, opinions, or images, often only giving one part of an argument, that are broadcast, published, or in some other ëay spread ëith the intention of influencing people’s opinions).

Ky është përkufizimi i propagandës që e jep fjalori i anglishtes i Kembrixhit (Cambridge Dictionary).

Këtë lloj propagande finoke – me prezentim selektiv të fakteve – në favor të Partisë (pushtetit) te ne e bëjnë tash edhe mediat apo analistët e pavarur që i janë kacavjerrë pushtetit.

Është folur shumë në Kosovë për kapjen e mediave prej Qeverisë/pushtetit, por ka mbetur i pavërejtur fenomeni invers, kur mediat i kapen pushtetit. E kam fjalën për mediat që shpallen e mburren, dhe përfitojnë, si të pavarura. Propagandë nën maskën e pavarësisë e të paanësisë, madje edhe të profesionalizmit.

E mira e situatës sonë është se ka shumë media. I merr një palë faktesh e argumentesh prej njërës, një palë tjetër prej të dytës a të tretës. Lexuesi i kujdesshëm e inteligjent mbrohet kështu prej propagandës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme