Hamza prezenton suksesin e Kosovës në menaxhimin e investimeve publike

Prishtinë | 14 Pri 2019 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave Bedri Hamza gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrë pjesë në  panelin Ministror për Politika  fiskal të Fondit Monetarë Ndërkombtarë me ftesë të ketyre të FMN-së. Ku Hamza paraqiti sukesin e Kosovës në menaxhimin e investimeve publike.

Hamza gjatë przantimit të të tij theksoj se Kosova që nga shpallja  e pavarsisë prioritet ka pasur dhe mbetet rritja e nivelit të ulët të stokut  të kapitalit publik të cilin Republika e  Kosovës  e ka trashëguar nga e kalura. Duke pasur parasyshe këtë prioritet, buxheti Kosovës  për investime kapitale është mjaft i lartë si përqindje e Bruto Produktit Vendor  por edhe si total i shpenzimeve. Për më tepër buxheti për investime kapitale sillet rreth 35% e shpenzimeve të përgjithshme publike me një normë implementimi rreth 90 përqind, falë këtyre investimeve Kosova ka arritur të ketë një infrastrukturë bazike duke rritur stokun e kapitalit publik tani në 50% e që është shumë pak më i ulët se sa në  shtetet e rajonit që sillet rreth 60%  plus duke pasur parasysh që Kosova është Shteti më i ri në Ballkan. 

Hamza gjithashtu theksoi se sa i përket proriteteve infrastrukturore fokusi jonë ka qenë edhe në rritjen ekonomike, ku kemi arritur te kemi prapë rritjen më të lartë në rajon. Më pas Investimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, arsim, shëndetsi, dhe në energji. Pa dyshim që ne do të punojmë ta ruajmë këtë normë të shpenzimeve kapitale. Kosova si shtet i ri ka nevoja  të shumta  për financime por në të njejtën kohë  edhe per rritjen e normës së zhvillimit ekonomik.

“Mënyra e Financimit në Kosovë të investimeve publike të  kapitalit përveq që është bërë dhe bëhet në masë të madhe nga Buxheti i shtetit,  Kosova ka edhe bashkëpunim të shumë të mirë me Organizata të shumta Ndërkombëtare të Financimit,  ku përmes marrëveshjeve këto organizata marrin pjesë në Investime kapitale e qe na ndihmojnë të arrijmë qëllimin e rritjes ekonomike dhe rezultate shumë pozitive sociale.  Për të ndodhur kjo Ministria e Financave është kujdesur në të njejtën kohë  për ta pasur një kornizë të mirë të menaxhimin të investimeve publike  e cila siguron një proces të duhur dhe transparent për përgatitjen dhe selektimin e projekteve me efekt kthimi në të mirë të publikut”, tha Hamza në fjalën e tij.

Në këtë panel u prezentuan  rezultatet e shteteve të tyre edhe ministrat e Japonisë, Indonezisë, Kanadasë si dhe nga Komisioni Evropiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme