HANDIKOS kërkon nga mediet të përdorin termin adekuat “persona me aftësi të kufizuar’

Prishtinë | 24 Maj 2022 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

HANDIKOS, bashkërisht me Shoqatën e të Verbërve,  Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar  dhe Down Syndrome, të mërkurën kanë realizuar takim me përfaqësues të Komisionit të Pavarur  të Mediave (KPM), me qëllim të diskutimit rreth mospërdorimit të drejtë të terminologjisë për personat e aftësi të kufizuara nëpër media të Kosovës.

Në këtë takim është paralajmëruar se në rast se do të haset në medie termi ‘me paaftësi, hendikep, nevoja të veçanta”, atëherë ankesat do të shkojnë në Komisionin e Pavarur të Medieve (KMP).

“Duke qenë se termi adekuat është ‘aftësi e kufizuar’, i definuar edhe në Kushtetutën e Kosovës dhe në Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, shumë gazetarë e media, përkundër bashkëpunimit të mirëfilltë, individët e këtij komuniteti i etiketojnë gabimisht si ‘me paaftësi, hendikep, nevoja të veçanta etj’. Si rrjedhojë, organizatat e personave me aftësi të kufizuara , me rekomandim të KPM’së u dakorduan që tash e tutje të shtrojnë ankesa në këtë organ në rastet kur hasin se media të caktuara audio-vizuele kanë përdorur terme të gabuara për personat me aftësi të kufizuara”, është thënë në komunikatën e HANDIKOS.

Kryeshefi ekzekutiv i KPM-së,  Faruk Rexhaj tha se duke u bazuar edhe në shpalljen e viti 2022 – “Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara” dhe duke qenë se Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave, është në fazën e draftimit, do të përpiqen që të kenë  disa dispozita lidhur me personat me aftësi të kufizuara.

Në fund, u dakorduam që shpejt të nënshkruajmë një Marrëveshje Mirëkuptimi, për një bashkëpunim e ndërgjegjësim sa më të madh për këtë qëllim.

Ky aktivitet u realizua me mbështetje të UN – OHCHR, nëpërmjet UNMIK’ut,  në kuadër të projektit “Përmirësimi i kornizës ligjore të Kosovës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe të nxisin respektimin e të drejtave dhe dinjitetit të tyre”.

Të ngjashme