Handikos lanson video-n me udhëzime se si mund të raportohet dhuna tek fëmijët

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Handikos me rastin e shënimit të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ka lansuar kampanjën ‘’Bëhu Mburoja ime!’, me qëllim promovimin e raportimit të dhunës tek fëmijët, në çdo ambient.

Lidhur me këtë, sot kemi lansuar edhe videon vetëdijësuese me udhëzime, ku secili që has në raste të dhunës tek fëmijët apo vëren ndonjë shenjë dhune tek ata, duhet të kontaktojë në institucionet në vijim:

-Policia e Kosovës – 192

-Qendra për Punë Sociale në komunën ku jetoni.

Ofruesit e shërbimeve (mjekët, mësimdhënësit, zyrtarët social) e kanë për obligim të raportojnë çdo rast të dyshimtë të dhunës ndaj fëmijëve.

Ky aktivitet po realizohet në kuadër të projektit “Promovimi i parandalimit të dhunës ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në të gjitha mjediset’’, në partneritet me Save the Children in Kosovo dhe mbështetur nga SIDA Suedeze.

Gjeni me poshte linkun e videos:

https://www.facebook.com/362362497178714/videos/201507995130739

Të ngjashme