Handikos pranon donacion 253 pajisje

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 12:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata “Handikos” ka pranuar një donacion, kontingjent me pajisje ndihmëse për personat me aftësi të kufizuar nga “Rotary Club Prishtina International” dhe Shoqata “Konvoi der Hoffnung”, raporton Ekonomia Online.

Këto 253 pajisje janë si donacion nga shoqata “Konvoi der Hoffnung”, nga mërgata shqiptare dhe Rotary Club Prishtina International.

Durim Gashi, menaxher i programit në “Handikos”, tha që këto pajisje kanë qenë shumë të nevojshme dhe iu kanë munguar pasi kushtojnë shtrenjtë.

“Kontingjenti që kemi marrë me pajisje ndihmëse janë të natyrave të ndryshme. Mungojnë tek ne, janë të llojllojshme dhe kushtojnë shumë shtrenjtë”, tha Gashi.

Nga ana tjetër, Sabile Aliu Sahiti nga “Konvoi der Hoffnung” ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar dhe vetë shoqata ku bën pjesë ajo.

“Dua të përshëndes mërgatën, të cilët kanë bërë transportin. Po ndjehem e lumtur dhe shpresoj të shkojnë aty ku kanë nevojë”, tha Aliu-Sahiti.

Krenare Pireva-Nuçi, koordinatore e projekteve në Rotary Club Prishtina International – RCPI, tha që kjo është një ndihmë e madhe dhe të gjithë bashkëpunëtorët e kanë bërë të duhurën për këtë donacion.

Marjan  Dema, anëtar dhe ish-president i RCPI, tha se Rotary ka gjetur gjithmonë format e duhura që të shtrijë dorën e ndihmës sidomos për këtë kategori në nevojë.

“Rotary gjithmonë kanë gjetur forma që ta shtrijë dorën e ndihmës dhe në këtë rast për personat e nevojave te veçanta dhe mjete shumë të avancuara që kanë ndihmuar këta persona”, tha Dema.

Të ngjashme