“Handikos” publikon rekomandime për personat me aftësi të kufizuara se si të sillen gjatë pandemisë

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Shoqata “Handikos” , ka publikuar rekomandime rreth mirëqenies së personave me aftësi të kufizuara gjatë situatës me COVID-19, shkruan Ekonomia Online/ .

Meqë personat me aftësi të kufizuara janë ndër grupet më të rrezikuara nga prekja me këtë virus, kujdesi duhet të jetë i shtuar dhe të vazhdojnë masat mbrojtëse, sipas udhëzimeve të dhëna.

Hulumtimi përfshin informacione rreth virusit COVID-19 si dhe rekomandime për persona me aftësi të kufizuara, për kujdestarë dhe në përgjithësi për komunitetin.

Sipas  këtij raporti  një ndër kategoritë me rrezik më të lartë për të përjetuar stres gjatë kësaj  situate janë edhe personat me aftësi të kufizuara (PAK). Rrjedhimisht, PAK janë më të  predispozuar për të përjetuar probleme të shëndetit mendor si depresioni, të cilat jo gjithmonë  mund të vërehen nga familjarët, për shkak se mund të shfaqen edhe si ankesa fizike (si  kokëdhimbje apo dhimbje barku) apo kognitive (si vështirësi në përqendrim).

Rekomandime se si të menaxhohet stresi dhe të mirëmbahet shëndeti mendor përgjatë

situatës së krijuar nga COVID-19

Për të menaxhuar stresin e shkaktuar nga barrierat e përmendura më sipër është me rëndësi që në

zingjirin mbështetës të PAK të përfshihen akterë të ndryshëm, si burime për ruajtjen e shëndetit

mendor. Fillimisht, vetë personat me aftësi të kufizuara mund të mbrojnë veten dhe mirëqenien e

tyre me disa hapa të thjeshtë, për t’u mbështetur më pas nga kujdesi i anëtarëve të

familjes/kujdestarëve dhe komunitetit.  

Rekomandime për personat me aftësi të kufizuara:

-Mos shikoni, lexoni apo dëgjoni lajmet përgjatë gjithë kohës;

•-Kujdesuni për trupin tuaj:

– Bëni frymëmarrje të thella, zgjatje apo meditim;

– Provoni të hani ushqime të shëndetshme e të balancuara;

– Stërvituni rregullisht, bëni gjumë të mjaftueshëm;

-Shmangni alkoolin dhe drogat;

-Gjeni kohë të shtendoseni:

-Provoni të bëni aktivitete që ju pëlqejnë (p.sh. lexim, vallëzim, art etj.);

-Lidhuni me të tjerët

-Flisni me personat që ju besoni lidhur me shqetësimet dhe ndjenjat tuaja .

Të ngjashme