Handikosi i dhuron ShSKUK-së karroca, shëtitore e paterica

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 09:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata Handikos ka dhuruar afër 40 pajisjeve ndihmëse si karroca, shëtitore e paterica për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), raporton Ekonomia Online.

Afrim Maliqi, drejtor në Handikos tha se pajisjet e dhuruara do të shërbejnë për klinika të ndryshme për qytetarë që kanë nevojë.

“Organizata jonë si gjithmonë jemi munduar jo vetëm personat t’i mbështesim individualisht por edhe institucionet tona pasi nevojat janë të mëdha dhe të ndryshme”.

“Nuk është hera e parë ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen që të bashkëpunojmë që tu shërbejmë qytetarëve në nevojë në vendin tonë”.

Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se me këtë rast se është i parëndësishëm numri sa është e rëndësishme simbolika e këtij bashkëpunimi me Handikosin.

“Nuk ka mesazh më të fuqishëm se sa ky sot me format e bashkëpunimit që i kemi me Handikosin. Falënderoj të gjithë anëtarët e Handikosit”.

“Do tu kushtojmë vëmendje dhe do ti japim prioritet shërbimeve për anëtaret e shoqatës së Hanikosit”.

Krasniqi poashtu tha se këto pajisje janë të nevojshme dhe praktike për pacientët që vijnë të marrin shërbime në klinikat e ShSKUK-së, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme