Hani i Elezit nderon dëshmorët e kombit në 24-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Prishtinë | 06 Mar 2022 | 20:18 | Nga Ekonomia Online

Një delegacion nga Komuna e Hanit të Elezit, në krye me kryetarin e Komunës, Mehmet Ballazhi, dhe kryesuesin e Kuvendit, Florim Shkreta, nderuan sakrificën e Familjes Jashari.

Ata bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

6 marsi i këtij viti shënon 24-vjetorin e rënies heroike të Adem Jasharit dhe pjesëtarëve të familjes së tij. “Epopeja e UÇK-së është lavdia, nderi dhe krenaria jonë, lufta e familjes Jashari dhe rënia heroike e tyre i dhanë vulë jetësimit të ëndrrës shekullore, asaj të lirisë”, theksohet në komunikatën për shtyp.

“Lavdi e përjetshme familjes Jashari, gjaku i tyre është bërë themeli i shtetit tonë”.

Të ngjashme