Hapet aplikimi online për programin Youth Exchange and Study – YES

Prishtinë | 01 Sht 2020 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Keshilli Amerikan per Edukim Nderkombetar i’u njofton se eshte hapur aplikimi online per programin e shkëmbimit të të rinjve Youth Exchange and Study – YES per vitin akademik 2021/22. 

Hapet aplikimi online për programin e shkëmbimit të të rinjve Youth Exchange and Study – YES 

Programi YES u themelua nga Kongresi Amerikan, financohet plotësisht nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Programi u siguron nxënësve të shkollave të mesme të përzgjedhur përmes konkursit një bursë që të jetojnë për një vit shkollor në SHBA me një familje mikpritëse vullnetare, dhe të studiojnë në një shkollë të mesme në SHBA, për të nxitur të kuptuarit mes njerëzve në Shtetet e Bashkuara dhe popujve të tjerë në botë. 

Tani, në vitin e 17-të, programi akademik YES ka siguruar bursa për mijëra nxënës të shkollave të mesme nga shumë vende.  

Për të aplikuar ju duhet të plotësoni këto kushte: 

  1. Të jeni të lindur mes periudhës 1 janar 2004 dhe 15 korrik 2006. 
  2. Të jeni nxënës të klasës së 10-të ose 11-të të shkollës së mesme. 
  3. Të jenë nxënës me notën mesatare mirë ose shumë mire 
  4. Të kenë mësuar gjuhën angleze dhe të demonstrojnë aftësitë në gjuhën angleze në kohën e regjistrimit për konkurs. 
  5. Të përmbushin kriteret për marrjen e vizës amerikane. 
  6. Të jenë në gjendje të pajisen me një pasaportë ndërkombëtare. 

Nxënësit me aftësi të kufizuar duhet të jenë të regjistruar në një shkollë të mesme në vjeshtën e vitit 2020 dhe të jenë të lindur mes 15 shkurtit 2003 dhe 15 korrikut 2006. 

Për të aplikuar për vitin akademik 2021-2022, ju duhet të vizitoni ueb faqenais.americancouncils.org/yes dhe tëplotësoni nje aplikacion të thejshtë të përbërë prej disa pyetjeve biografike dhe 3 eseve te shkurta. Për këtë faze të aplikimit mjafton të ngarkoni në aplikacion një fotografi tuajen si dhe një dokument identifikimi. Me të dorëzuar aplikacionin ju do të kaloni në fazën e dytë e cila përbëhet nga nje test online i gjuhës angleze. 

Një komitet përzgjedhës do të vlerësojë aplikimet në internet dhe do të zgjedhë gjysmëfinalistët në nëntor. Gjysmëfinalistët do ti nënshtrohen një aplikimi më të gjatë, një testi të aftësisë së gjuhës angleze, ese-ve si dhe do të intervistohen personalisht nga stafi i Këshillit Amerikan. Aplikantët mund të aplikojnë vetëm një herë në internet dhe mund të marrin pjesë vetëm në një intervistë. Ndonëse afati i fundit për aplikim është 15 tetor 2020, nxënësit kanë 10 ditë kohë që ta dorëzojnë aplikacionin online nga dita e nisjes së tij. 

Të ngjashme