Hapet e pamja për policin që u vra në Prizren, varroset sot

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Eshtë hapur e pamja për policin, Sami Thaçi, i cili u vra mbrëmë gjatë një aksioni në Zhur të Prizrenit.

Shumë qytetarë nga e gjithë Kosova ia kanë mësyrë fshatit Shkarashnik të Malishevës nga vinte polici Thaçi, për t’i shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

Ndërsa Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 15:00.

Njoftimi i policisë:

Ceremonia e varrimit të zyrtarit policor Sami THAQI

Me anë të këtij njoftimi zyrtar, ju informojmë se sot, me datën 29.01.2020, do të bëhet ceremonia e varrimit të zyrtarit policor, i rënë në kryerje të detyrës në aksionin e Policisë në fshatin Zhur të Prizrenit.

Lamtumira e fundit dhe ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 15:00 në varrezat e fshatit Shkarashnik në Komunën e Malishevës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme