Hapet ekspozita dhe prezantohet libri me fotografi të 17 shkurtit 2008

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 20:03 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në oborrin e Kuvendit të Kosovës është hapur ekspozita dhe është prezantuar libri me fotografi të 17 shkurtit 2008, nga dhjetë fotografë kosovarë, raporton Ekonomia Online.

Këto dy ngjarje janë organizuar nën patronatin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të 10-vjetorit të Pavarësisë.

Në hapje të ekspozitë, këshilltari politik i presidentit, Ardian Arifaj, tha se fotografitë e ekspozitës tregojnë momente gëzimi.

Sipas tij, dhjetë ditët e shënimit të Pavarësisë kanë qenë ditë krenarie dhe plot festë.

Tutje, Arifaj tha se duhet të krijohen kushte më të mira për rininë, në mënyrë që sipas tij t’i tregohet botës dëshirën e kosovarëve për të krijuar.

“Kam kënaqësinë të prezantojë aktivitetin e fundit të paraparë në kuadër të 10-vjetorit të pavarësisë. Kanë qenë 10 ditë plot festë, gëzim, kujtime të bukura, 10 ditë krenari, në aktivitete të ndryshme, ku kemi shpalosur të arriturar e sportistëve, inovatorëve…

Ajo që kemi pa këto 10 ditë na jëp besimin që kemi një rini të shëndoshë. Të krijojmë më shumë kushtë për këtë rini, ti tregojmë botës dëshjrën për të krijuar.

Ajo që e shihni në këto fotografi janë momente gëzimi. Ato janë realizuar nga 10 fotografë. Janë edhe librat në të cilat tregoher në detaje momentet e gëzimin e asaj ditë. Gëzuar pavarësia, uroj që te kemi sa më shumë arsye me atë që po na jep Kosova”, ka thënë Arifaj.

Fotografët që kanë realizuar fotografitë janë Adnan Ruhani, Atdhe Mulla, Armend Nimani, Astrit Ibrahimi, Ermal Meta, Fisnik Dobreci, Kushtrim Tërnava, Petrit Rrahmani dhe Valdrin Xhemaj.

 

 

 

Të ngjashme