Hapet ekspozita“Rrëfim biografik” për jetën dhe veprën e Anton Çettës

Prishtinë | 28 Nën 2020 | 13:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në hapësirat e Muzeut të Kosovës, është bërë hapja e ekspozitës “Rrëfim biografik” për jetën dhe veprën e Anton Çettës.

Në hapje të ekspozitës ka marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi.

Kryeministri Hoti, tha se ndihet i nderuar që këtë ditë feste e përmbyllin me i pa të gjitha këto shkrime

“Jam vërtetë i nderuar që pas shumë aktiviteteve në këtë ditë feste për gjithë shqiptarët ta përmbyllim me një aktivitetet shumë të këndshëm, artistikë dhe historik. Është me interes për gjeneratat e ardhshme, gjithë kjo trashëgimi të edhe kulturore edhe historike të bëhet pjesë e trashëgimisë tonë shtetërore për gjeneratat që vijnë”, tha Hoti.

Ministrja Dumoshi, tha se është e lumtur që po hapin këtë ekspozitë, e cila tregon edhe rrjedhjen historike shqiptare.

“Kjo ekspozitë tregon për pjesën tonë shqiptare, se si kanë rrjedhur edhe ngjarjet historike, duke filluar nga Shqipëria e madh, ndarja e deri tek familja.”

Skender Boshtakaj, u shprehë i lumtur që në festën e 28 Nëntorin, kanë arritur që të hapin këtë ekspozitë.

“Jemi sot ne një moment të përkujtimit me një institucion në një ditë të rëndësishme të kujtimeve tona historike  dhe një ngjarje të një rrëfimi të Anton Çetës i cili neve na ka ndodhur.  Ka qenë një nder i veçantë me ndihmuar familjen në një projekt të tillë qysh ka qenë jeta e tij dhe jam i lumtur që ministria ka pasur mundësinë  me pru para publikut Anton Çetën”, tha ai.

Të pranishme ishin edhe dy vajzat e Anton Çettës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme