Hapet java e Gjelbër, mbillen drunj në Kampusin e UP-së

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 11:23 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është hapur Java e Gjelbër e Prishtinës me mbjelljen e drunjve në oborrin e kampusit të Universitetit të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Nënkryetari i Prishtinës Selim Pacolli, tha se kjo pjesë do të gjelbërohet e tëra.

“Sot po e fillojmë  Javën e Gjelbër. Kjo është  vazhdimësi e aktiviteteve të tjera që të kemi sa më shumë hapësira të gjelbërua dhe do të vazhdojmë punën”.

“Ne do ta shndërrojmë këtë pjesë të kampusit në zonë të gjelbër dhe do të vazhdojmë edhe me vendet e tjera”.

Rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Dema, tha se në bashkëpunim edhe me komunën kanë treguar vullnetin për gjelbërimin e kësaj hapësire.

“UP-ja ka një kënaqësi që ta fillojë këtë ditë me aktivitet për gjelbërimin e kampusit ku e tregojmë miqësinë me tokën e cila mbetet e përhershme”.

Artan Rama, menaxher i Burimeve Njerëzore, në “Al Trade Center”, tha se do të mbillen drunj edhe në vende të tjera.

“Kemi poashtu edhe sasi të fidanëve këtu edhe Qendrën e Studentëve”.

Por Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për anulimin e  mbjelljes së drunjve në Qendër të Studentëve shkaku i pandemisë.

Image may contain: 2 people, people standing, people walking and outdoor
Image may contain: 2 people, people standing and outdoor
Image may contain: 2 people, people standing, camera, beard and outdoor

Të ngjashme