Hapet kafiteria “X 21”, punësohen persona me sindromin down

Prishtinë | 21 Mar 2017 | 10:35 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata Down Syndrome Kosova, në kuadër të fushatës së shënimit të Ditës Botërore të Personave me sindromën Down, me moton “Një Shije Më Ndryshe” ka bërë hapjen e kafiterisë “X 21”, e cila ka të inkuadruar personat me sindromën Down në objektin ku edhe gjendet kjo shoqatë.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi tha se kjo çfarë ka bërë kjo shoqatë është ngritja e vetëdijes së shoqërisë që edhe personat me sindromën down meritojnë vëmendje.

“Më shumë ka të bëjë me ngritje të vetëdijes në shoqëri por gjithashtu edhe të sigurohen të hyra me të cilat mirëmbahet dhe funksion shoqata edhe unë erdha me dhënë edhe kontributin tim një përkrahje për këtë aktivitet që e kanë bërë dhe të aktivizohen fëmijët, e dyta edhe për ngritjen e vetëdijes së shoqërisë sonë për këtë kategori të cilët meritojnë vëmendje. Ne si ministri po tentojmë t’i ndihmojmë me projekte të ndryshme, kemi dhe ide tjera të cilat përfundimisht ne do t’i përkrahim këto kategori dhe personat me aftësi të kufizuara, prandaj edhe sot jam këtu sepse edhe e ndiej si obligim”, ka thënë ai.

Ministri Abrashi ka përcjell edhe një porosi edhe për komunat tjera të vendit duke thënë se aktivitete të tilla duhet të organizohen sa më shumë.

“Unë mendoj se duhet sepse kjo tregon që edhe këta e kanë vendin në shoqërinë tonë dhe janë pjesë e shoqërisë sonë nëpër komunat përkatëse dhe meritojnë të kenë vëmendjen edhe respektin, prandaj kjo çka ndodhi sot këtu është ngjarje e bukur dhe do të jetë model edhe për komunat tjera që edhe ata të organizojnë aktivitete të tilla”.

Ndërsa, Melita Bytyçi-Kelmendi nga Grupi Mbështetës i Prindërve në Shoqatën Down Syndrome ka theksuar që ideja e hapjes së kësaj kafiterie është që edhe personat me sindromën down mund të përfshihen në punësim.

“Ideja dhe qëllimi është që komuniteti ose personat me Down Sindrom të përfshihen në punësim, edukim dhe në shëndetësi . Prandaj si synim i Shoqatës Down Syndrom është edhe punësimi ose vetëdijesimi i qytetarëve të Kosovës dhe institucioneve që edhe personat me aftësi të kufizuara, me Down Syndrom munden të punojnë dhe të kontribuojnë në shoqërinë tonë”, ka pohuar ajo.

Bytyçi-Kelmendi, ka folur edhe për hartimin e draft ligjit për personat me aftësi të kufizuara duke thënë që shpreson që kur të sillet në Kuvend do të votohet nga deputetët.

“Këtë vit është hartua edhe draft ligji i parë i cili do të dorëzohet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale gjatë muajit mars që të përfshihen të gjitha shoqatat e personave me aftësi të kufizuara dhe të kemi një platformë ose një ligj të projektuar ose të dizajnuar por mbetet nga pushtetarët tonë që të votohet, të aprovohet dhe të amandamentohet ky ligj”, është shprehur ajo.

Në këtë ceremoni e pranishme ishte edhe ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimet Musliu, dhe kryetari i Shoqatës së të Verbërve Bujar Kadriu.

Të ngjashme