Hapet kufiri me Shqipërinë, pamje nga Vërmica

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Sot zyrtarisht është bërë rihapja e pikës kufitare në Vërmicë. Ekipet e Policisë së Kosovës dhe ato të Doganës janë duke realizuar në përpikëri hapjen e kësaj pike kufitare.

Tashmë qytetarët do të mund të kalojnë përmes kësaj pike kufitare që lidh Kosovën me Shqipërinë.

Përmes pamjeve të tanishme vërehet se ka mjaftë qarkullim, teksa duhet përkujtuar që vendimi për hapjen e pikave kufitare u morë në mbledhjen e  mbrëmshme që pati Qeveria në detyrë.

Pikat kufitare të cilat janë rihapur sot janë: Merdare, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë dhe Jarinje.

Vendimi për mbylljen e kufijve ishte vendosur nga autoritetet e Kosovës më 13 mars të këtij viti në kuadër të shumë masave parandaluese të mundësisë së përhapjes së COVID-19, Index Online.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme