Hapet “Muzeu i Korrupsionit” në Prishtinë

Prishtinë | 05 Dhj 2016 | 13:04 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Prishtinë është hapur Muzeu i Korrupsionit me karakter satirik, i cili paraqet gjendjen e korrupsionit në katër fusha atë të edukimit, shëndetësisë, arsimit dhe prokurorisë.

Me këtë rast u tha se vizitorët mund të përjetojnë kohën “kur korrupsioni ekzistonte në shoqërinë tonë”.

Liridona Osmanaj zyrtare e projektit, tha se në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit” është hapur ky Muze, i cili paraqet korrupsionin në mënyrë që qytetarët ta shohin se si kishte qenë korrupsioni në të kaluarën, raporton Ekonomia Online.

“Ky muze paraqet korrupsionin në satirë, do të thotë “sikur korrupsioni do të ekzistonte në shoqërinë tonë. Në këtë muze do të preken pikërisht fusha e edukimit, shëndetësisë, arsimit dhe prokurorisë. Pikërisht këta sektor pasi mendojmë që janë më të korruptuarit për momentin në Kosovë”, tha Osmanaj.

Muzeu i korrupsionit është hapur për herë të dytë në Kosovë, pasi që në gusht të këtij viti në Prizren kishte qenë i hapur në kuadër të DokuFestit.

muzeu-i-korrupsionit1 muzeu-i-korrupsionit2 muzeu-i-korrupsionit3 muzeu-i-korrupsionit4

Të ngjashme