Hapet panairi “Gratë në biznes”, Hasani premton mbështetjen e MTI-së për nisma të tilla

Prishtinë | 30 Kor 2018 | 12:00 | Nga Tirana Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, gjatë ceremonisë së hapjes të panairit “Gratë në Biznes 2018” tha se ministria të cilën ai e drejton do ta mbështesë këtë panair dhe do të punojë në rritjen e këtyre aktiviteteve për gratë.

“Ne si ministri kemi prioritet t’i ndihmojmë gratë në biznes, t’i inkurajojmë që sa më shumë të kemi iniciativa të tilla për ta fuqizuar prodhimin vendor dhe këto artizanate dhe ne jemi të gatshëm si ministri që t’i rrisim këto aktivitete”.

Ministri Hasani tha se pret që gratë të jenë sa më aktive me projekte të ndryshme e iniciativa ndërmarrëse, raporton Ekonomia Online.

“Ne presim që këtë vullnet si Ministri e Tregtisë ta shfrytëzojnë gratë me iniciativa ndërmarrëse që sa më shumë të dorëzojnë sa më shumë projekte, t’i dorëzojnë kërkesat dhe ankesat e tyre që i kanë për t’u zhvilluar”, shtoi Hasani.

Ministri foli edhe për të drejtat e grave, për të cilat tha se dëshiron që të fitohen me meritë dhe punë.

“Dëshiroj që gruaja t’i fitojë ato të drejta me meritë dhe punë dhe jo të kemi kuota kufizuese”.

Ai falënderoi gratë për iniciativën e marrë për vazhdimin e traditës dhe u premtoi mbështetjen e Minstrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Të ngjashme