Hapet panairi i librit “Prizreni 2019”

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Sonte hapet edicioni i 11-të i panairit të librit “Prizreni 2019”.

Në këtë edicion marrin pjesë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Turqia.

Mbrëmjeve do të ketë programe letrare në ambient të hapur në qendër të qytetit ku do të ftohen autorë të ndryshëm.

Panairi i librit “Prizreni 2019” hapet sonte zyrtarisht prej orës 20:30 dhe do të qëndrojë i hapur deri të dielën.

Të ngjashme