Hapet për vizitorë ish-burgu i Prishtinës, konsiderohet bazament i shtetit

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 10:20 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës, është hapur për vizitorë ish-burgu i Prishtinës, i cili do të shndërrohet në muze, raporton Ekonomia Online.

Në këtë hapje mori pjesë kryeministri Avdullah Hoti, i cili deklaroi se ky burg ka firmosur lirinë e vendit. Derisa tha se është emocionuese se si të gjithë gratë e burrat që kanë qenë pjesë e këtij burgu rrëfejnë përjetimet e tyre.

“Është ndjenjë e veçantë dhe përjeton plotësisht kur hynë në qeli në tjetrën. Nga ministrja ku familjarët e vet i ka pasur në këto burgje dhe gjithë të tjerët të cilët ndajnë për përjetimet dhe emocionet e tyre. Sinqerisht e falënderoj për këtë iniciativë. Burgun ideve që kanë firmos për lirinë që po e gëzojmë sot”, tha Hoti.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, potencoi se ky burg do të mbetet bazament i shtetit.

Dumoshi theksoi se ky burg është ndërtuar në kohën më të keqe nga vet të burgosurit politik shqiptar nën tortura.

Ajo potencoi se ndërtimi i burgut si muze do të jetë pjesë e kujtimit të historisë shqiptare, raporton EO.

“Po shënojmë 21 vjetorin e lirisë së çlirimit të Kosovës. Po ashtu më këtë rast në këtë burg te gjithë të burgosurit që kanë qenë do të mbesin bazament i shtetit. Propozimi që burgu të shndërrohet në muze e kemi paraparë që të hapim sado pak për vizitorët”.

“Burgu është ndërtuar në kohën më të keqe nga të burgosurit politik shqiptar duke u torturuat. Kjo flet për historinë e popullit tonë se sa kemi qenë të fortë për të rezistuar për të drejtat tona”.

 “Të gjithë njerëzit që janë këtu kanë kaluar përjetime mizore nëpër qeli. Kemi individ që kanë përjetuar me vite vetëm qelinë. Programi qeverisës parasheh ndërtimin e muzeut të paqes. Do të jetë pjesë e historisë sonë”.

Kurse ish i burgosuri tha se e vlerëson vendimin e Qeverisë për shndërrimin e burgut në muze, raporton EO. “Duhet të vlerësohet vendimi i Qeverisë dhe që kanë gjetur këtë ditë aq domethënëse për vendin. Dita e Lirisë e ndërlidhur me shndërrimin e burgut është dëshmia më e mirë e shtetit jonë”, tha a

Të ngjashme