Hapet portali me të dhëna të hapura, synohet transparencë dhe inovacion

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 11:12 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka aprovuar propozimin e Ministrisë dhe Administratës Publike për themelimin dhe funksionimin e strukturave për iniciativën për të dhëna të hapura, teksa Agjencia e Shoqërisë së Informacionit ka hapur portal i cili përmban të dhëna të hapura, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministri i Administratës Publike, Hajredin Hyseni, tha se hapja e të dhënave të hapura do të sjellë përfitime të shumta për zhvillim ekonomik dhe inovacion

“Në përputhje me Qeverinë Ministri ka nxjerrë vendim për krijim e një të dhënat për të koordinuar. Vendimi i qeverisë parasheh një grup të punës për të bërë inventarizimin e të dhënave. Ne si ministri i kemi hapur të dhënat për shërbimin civil si dhe organizata qeveritare. Hapja e të dhënave ka përfitime të shumta si për zhvillim ekonomik dhe inovacion”, u shpreh Hyseni.

Drejtoresha e departamentit të Reformës së Administratës, Erna Hasanxhekaj, tha se ky ligj integron në një qasje të veçantë si dhe fuqizon publikun, shoqatat e ndryshme dhe shoqërinë civile.

“Hapja e të dhënave është pjesë e planit të veprimit 2018-2020. Hapja të dhëna fuqizon publikun dhe shoqatat dhe  shoqërinë civile. Arka është aprovuar nga qeveria më 13 maj të 2016. Ligji i ri në qasje publike integron në një qasje të veçantë. Është përmirësuar dhe ndryshuar dizajni i portalit është më i lehtë për ty qasur dhe janë duke instaluar gjëra të reja. Rreth 60%  të ministrive kanë dorëzuar. Janë caktuar zyrtarët për të dhëna të hapura dhe janë organizuar trajnime. Procesi i hapjes të dhënave është qenësorë për modernizimin e administratës publike”, tha Hasanxhekaj.

Udhëheqësi i Agjencisë së Shoqërisë për Informacion, Kujtim Gashi,  tha se me hapjen e të dhënave obligohemi të jemi më të përgjegjshëm.

“Kur flasim për të dhënave të hapura pi diskutojmë për një proces që në Kosovë ka pas veprime të gjatë dhe aktivitete të rëndësishme. Ndoshta jo gjithherë ja kemi dal me sukses duke pas parasysh se qysh ne 2013 ka pas tendencë për integrim të anëtarësim dhënat e hapura. Vendimet e fundit apo vendimi i  qeverisë së Kosovës  në 2016 dhe vendimi i fundit për organizmin e hapjes së dhënave kjo na obligon të jemi më të përgjegjshëm. Është mundësi më e mire për kushtet e palëve te treta. Përfshirja e përfaqësueseve të lartë më të dhënat e hapura, unë besoj se kjo do të jetë mundësia më e mire qe ne ti koordinojmë gjitha aktivitet mes vete”, tha Gashi, raporton Ekonomia Online.

Sipas Gashit, me këtë portal do të reduktohet numri i pritjeve për qasje në dokumente zyrtare.

“Do ta reduktojmë numrin e pritjes në qasjen  dokumenteve  zyrtare ne po i ndjekim vendet e zhvilluara po ndjekim praktika që kanë vendet me demokraci të lartë që pikërisht ShBA filloi me hapjen e të dhënave Hapja e te dhënave është synim i vendeve të zhvilluara dhe vendeve demokratike”, shtoi Gashi.

Në takimin inaugurues të Grupit Drejtues për të Dhëna të Hapura, u tha se tha se portali s’ka qellim vetëm të transparencës por do të shërben që nga të gjithë të shërbehen me këto të dhëna.

Të ngjashme