Drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kreshnik Gashi, ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, lidhur më hapjen e kasafortës në Presidencë, raporton Ekonomia Online.
Raportimi i shefit të AKI-së, si zakonisht bëhet pa praninë e medive.
Me ndihmën e IT së Presidencës po dyshohet se u hap kasaforta ku ruhen dokumente të klasifikuara. Një veprim i tillë dyshohet se u krye nga zyrtar të Agjencisë së Inteligjencës.
Pas përfundimit raportimit nga Gashi, pritet që kryetari i Komisionit, Fatmir Xhelili të deklarohet për medie.