Haradinaj: 28 Nëntori është Dita që na bashkon

Prishtinë | 27 Nën 2016 | 13:11 | Nga

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe zyrtarë të tjerë të AAK-së, me rastin e 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, në shenjë nderimi për kontribut e sakrificë, kanë zgjedhur të përulën në varrezat e dëshmorëve në Prekaz dhe në Gllogjan, si dhe përballë varrit të Presidentit Rugova dhe Shtatores së Zahir Pajazitit në Prishtinë.

28 Nëntori është një Ditë që na bashkon, është deklaruar Haradinaj, dhe kujtimi i atyre që i shërbyen kësaj dite dhe specifikisht lirisë së Kosovës, nuk do të na zbehet asnjëherë.

Ditët e mëdha për Kombin e për Kosovën, siç është 28 Nëntori dhe 17 Shkurti, janë ditë të historisë sonë, dhe ato do të mbeten vlerë jona e pakontestueshme për gjithmonë, ka thënë Haradinaj.

AAK-ja po ashtu, sonte në ora 18 në Hotel Emerald, për nder të kësaj dite do të organizojë pritje për të gjitha shoqatat e dala nga lufta.haradinaj-te-varri-i-rugoves haradinaj-28

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme