Haradinaj: Adrian Krasniqi, shembulli tipik i shqiptarit

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në zbulimin e pllakës në shtëpinë e babait të heroit të kombit, Adrian Krasniqi.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Adrian Krasniqi ishte shembulli tipik i shqiptarit, student e luftëtar, i dashur e i guximshëm.

“Sot në Pejë zbuluam pllaken në shtëpinë e babait të tij Rexhepit, shtëpi që Adriani e kishte shndërruar në bazë për veprimet në dobi të rezistencës për liri”, ka shkruar Haradinaj.

Në nderim të kontributit të tij për çështjen kombëtare, Haradinaj ka ndarë edhe medalje.

“Xhaxhait të tij, Xhafer Krasniqi i ndava medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” në nderim të kontributit të tij për çështjen kombëtare”,është shprehur Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme