Haradinaj: Fahri Fazliu e Afrim Zhitia ishin brezi i hershëm për liri

Prishtinë | 02 Nën 2021 | 14:13 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i shoqëruar me bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe te vendi ku ranë heroikisht Fahri Fazliu e Afrim Zhitia, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj ka thënë se Zhitia e Fazliu kanë qenë brezi i hershëm për liri.

“Lëvizjet për liri të shqiptarëve janë të hershme dhe të pandalshme. Jam sot që këta heronj t’i nderoj sot Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun, pra janë brezi i hershëm për liri, të cilët ranë me armë në dorë për çlirimin e Kosovës”.

“Duke pasur parasysh se prijës të lëvizjes së atëhershme dhe pjesëtarë të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, i nderojmë dhe i respektojmë përjetësisht”, ka thënë Haradinaj.

Homazhe në nderim të dëshmorëve janë bërë edhe te varrezat e tyre në Velani, nga krerë institucionesh, bashkëluftëtarë e familjarë.

Të ngjashme