Haradinaj: Agim Ramadani ndryshoi kahjen e luftës çlirimtare

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 14:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marr pjesë në Akademinë Përkujtimore – Dita e dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Dita e rënies së Heroit Agim Ramadani, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes 2019”.

Haradinaj tha se kjo ditë është e veçantë sepse kujtohen luftëtarët dhe dëshmorët e rënë të Brigadës 138 në Betejën e Koshares në krye me Agim Ramadanin, raporton Ekonomia Online.

“Sot është ditë e veçantë ndryshe në kujtim të një luftëtari shembull shqiptar që në vlerat e tija njerëzore intelektuale dhe pastërtinë e tij në përkushtimin e tij për atdhe Agim Ramadani”.

“Nuk e kam takuar personalisht, por çdo tregim i bashkëluftëtarëve flet shumë dhe ju siguroj që përshtypja ime për të në kohë të luftës ka qenë që kemi të bëjmë me një tipar të rrallë të një shqiptari luftëtar”, tha Haradinaj.

“Fakti se forcat e NATO ndërhynë në Kosovë ishte fakt i pamohueshëm se bëri kthesën e madhe por edhe ditë e madhe ishte sulmi frontal i brigadës Agim Ramdani që ndryshoi kahjen e luftës”, tha ai.

Haradinaj u shpreh i bindur se beteja e Koshares dhe Agim Ramadani do të mbesin gjatë në historinë shqiptare.

“Është dëshmi se kjo epope dhe betejat në vazhdimësi në Koshare janë përmasa që do të mbesin në historinë e shqiptare, rënia e njerëzve që kishin bërë luftë i japin peshë dhe dimension të veçantë, flijim i Agim Ramadanit e bën historinë janë dëshmoret tjetër që na bashkohen me 9 prill jo vetëm në Koshare por kudo”, shtoi Haradinaj.

Bashkëluftëtari i Agimit dhe deputeti i LDK-së, Anton Quni tha se tash e tutje përvjetori i kujtimit të kësaj brigade do të kujtohet si beteja e heronjve.

“Jemi këtu sot për të shënuar ditën e dëshmorëve të Koshares që nga ky vit kjo ditë do të njihet me emrin dita e heronjve pasi qe presidenti më 9 prill i shpalli gjithë dëshmorët e Brigadës 138 të Koshares Heronj”.

“Dëshmorët e Koshares i përmbushin gjitha tiparet e kreshnikut përveç atë të mbinatyrshmes”, tha Quni.

Quni tha se Agimi ka mbetur i pavdekshëm me veprat e tij që do të kujtohet gjithherë, raporton Ekonomia Online.

“Sot kujtojmë Agimin dhe dëshmorët e Koshares secili prej tyre ishte djalë prind, vëlla, bashkëshort që kishte ëndrra dëshira dhe shpresë, edhe Agimi i kishte kushtuar kohë ëndrrave të veta kishte arrit të bëhej poet piktor e shumë tjera dhe luftëtar një njëri qe përkundër ligjeve të natyrës arriti ta përmbush vetën dhe morri fshehtësinë e të qenit i pavdekshëm”, tha Quni.

I biri i Agim Ramadanit, Jeton Ramadani ka falënderuar të pranishmit që erdhën të kujtonin rënien e babait dhe bashkëluftëtarëve të tij të cilët me gjakun e tyre sollën lirinë.

“Në emër të familjes Ramadani dhe të gjithave familjeve të dëshmorëve të rënë ju falënderojmë për pjesëmarrje në përvjetorin e 20 të rënies së babait dhe dëshmorëve që me gjakun e tyre na sollën lirinë”, tha Ramadani.

Të ngjashme