Haradinaj: Ardhja ime në qeveri mund të ketë ndikuar në punësimin e kunatës në Telekom

Prizren | 17 Mar 2019 | 14:00 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj nga Prizreni ka komentuar lajmet për punësimet e fundit në Telekom, ku është përfolur edhe për mundësinë e punësimit të kunatës së tij. Ai tha se mund të ketë pas ndikim në punësimit e kunatës në këtë institucion, por sipas tij ky ndikim ka qenë indirekt e madje këtë e arsyetoi me ardhjen e tij në Qeveri.

“Ndikim mund të kem pas indirekt por jo direkt, fakti që jam në qeveri mund të ketë ndiku me thanë drejtën një pjesë e madhe e kuadrit kanë qenë të privum nuk kanë mujt me gjetë vende të punës ka mbi 12 vite. Më vije keq që për një vend pune duhet me pas ndikime, ajo që kisha në apel është të shërbejnë në punë”, tha Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, as pagesa e rrymës të serbëve në veri të Kosovës nuk shkon në faturën e qytetarëve të Kosovës.

“Jemi në proces të regjistrimit të një operatori, por ende nuk ka filluar zbatimi i pagesave për qytetarët atje, ende rryma atje është njëfarë piraterie. Nuk e paguajmë ne si Kosovë”, tha ai.

Haradinaj pa dashur të komentojë deklaratat e kryeparlamentarit Veseli i cili tha se “Nuk rri as dy ditë në një koalicion që prishë raportet me miqtë e Kosovës”, ai tha se koalicionit qeverisës PANA një ditë do i vije fundi.

Haradinaj po ashtu pati një porosi edhe për kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq. Ai e ftoi homologun e tij serb që ta stimulojë popullin e tij drejtë Bashkimit Evropian, raporton EO.

“Mendoj që janë primitive këto deklarata e Vuçiqit apo kujtdo prej zyrtarëve serbë se mirë ish kanë për Serbinë me ndalë blerjen e armëve në Moskë mos me hargju pare për armë. Është me rëndësi ta kuptojmë që është primitivizëm, më mirë është që Vuçiq me e ftu popullin e vet drejtë BE-së njëkohësisht edhe drejtë pranive të njohjes. Nuk besoj që këto deklarata ndryshojnë gjendjen reale në teren”, tha Haradinaj.

Të ngjashme