Haradinaj bën homazhe në Gllogjan: Familja e heroit Agim Selmanaj ka dhënë shumë për shqiptarët

Deçan | 01 Maj 2021 | 11:05 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Gllogjan për përvjetorin e rënies së Heroit Agim Selmanaj, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tha se familja e heroit Agimi, kanë dhënë shumë për çështjen kombëtare.

 “Për bashkimin e shqiptarëve kanë dhënë shumë vetë familja e heroit, babai i Agimit janë të gjithë bashkë por edhe familja e gjerë. Nuk është rastësi që Agimi është ndër luftërat e hershëm të  brezit të parë të UÇK-së. Pra nuk është rastësi që ai me gjithë bashkëluftëtarët tjerë mori pjesë në të gjitha vendbetejat, vendluftimet në zonën e Dukagjinit”, u shpreh ai.

“Sot me respekt i nderojmë por edhe betohemi në atë që ka qenë betim i gjithë luftëtarëve pra që ta mbrojmë lirinë”, tha tutje ai.

Po ashtu qytetarë të shumtë deçanas kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gllogjan.

Të ngjashme