Haradinaj bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, nuk do t’i harrojmë themeluesit e UÇK-së

Prishtinë | 31 Jan 2018 | 09:07 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj i shoqëruar nga ministra nga kabineti qeveritar kanë bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti për nder 21 vjetorit nga rënia e tij e Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.

Kryeministri i ka vendosur lulet së bashku me pjesëtarin më të ri të familjes Pajaziti, Blinor Pajaziti.

Haradinaj tha se nuk duhet që të harrohet themeluesit e UÇK-së dhe lufta e tyre e lavdishme, raporton Ekonomia Online.

“Jemi në përvjetor të rënies të heronjve të kombit por edhe themelues të kombit, Zahir Pajazitit, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu. Në këtë ditë ka plot ngjarje, i kujtojnë në mënyra të ndryshme bashkëluftëtarët e populli i Kosovës. Duke shprehur respekt dhe duke u kujdesur që nderi e lavdia e luftëtarëve të lirisë të jetë gjithmonë me ne”.

“Lulet i ka vendosur më i riu i familjes Pajaziti, dëshirojmë më e bë një kulturë në të ardhmen që shiritat kur i prej, ngjarjet kur ndodhin, mos t’i bëjmë ne politikanet. por fëmijët e dëshmorëve, fëmijët e familjeve që në themel të lirisë kanë prind e vet”.

Gjatë ditës në Podujevë mbahet ceremonia e zbulimit te shtatoreve të dëshmorëve Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti dhe Ilir Konushevci.

Ndërsa në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, mbahet akademi përkujtimore.

Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kanë rënë heroikisht më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, në një pritë të organizuar nga policia serbe.

Të ngjashme