Haradinaj bën homazhe te varrezat e figurave historike

Prishtinë | 29 Pri 2017 | 09:50 | Nga

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot do të bëjë homazhe tek varrezat e figurave të rëndësishme historike.

Dy ditë pas kthimin nga Franca, ku qëndroi i ndalur për rreth katër muaj, Haradianj do të nderojë ish-bashkëluftëtarët e tij dhe figura tjera.

Vendet ku Haradinaj do të bëjë homazhe:

11:00 – homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, Prishtinë,

11:20 – homazhe në Velani te varri i ish-presidentit Rugova,

12:00 – Prekaz, homazhe në kompleksin e Jasharajve,

13:00 – homazhe në Meje, Gjakovë

14:00 – homazhe në Gllogjan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme