Haradinaj bën homazhe te varri i Demaçit në njëvjetorin e vdekjes

Prishtinë | 26 Kor 2019 | 10:19 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në njëvjetorin e vdekjes së veprimtarit të shquar të kauzës kombëtare Adem Demaçit, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka bërë nderime para varrit të tij, raporton Ekonomia Online.

Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e ish-Jugosllavisë.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet burg.

Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNj) nga 1990 deri 1995.

Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998-1999 ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së.

Ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës nga viti 2005 deri në vitin 2007.

Të ngjashme