Haradinaj bën homazhe te varri i Rugovës: Puna e tij do të mbahet mend gjatë, na presin shumë sfida

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 10:51 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në përvjetorin e vdekjes së tij, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tha se puna e presidentit Rugova do të mbahet mend gjatë. Sipas tij, vendin e presin shumë sfida dhe se duhet angazhim i përgjithshëm.

“Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të presidentit historik, Ibrahim Rugova, nderojmë në emër të institucioneve të Kosovës por edhe si njerëz dhe si bashkëpunëtorë”.

“Veprën e tij por edhe momentin e ndarjes si një moment që e mbaj mend gjithë jetën, një moment që e ka zgjuar gjithë popullin e Kosovës dhe gjithë miqtë ndërkombëtarë”.

“Kuptohet, Kosovën e presin shumë sfida, puna dhe angazhimi i Presidentit Rugova jeton gjithnjë”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme