Haradinaj: Bota intelektuale humbi një kolos plejadës të shkrimtarëve

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se me ndarjen nga jeta të Fatos Arapit, bota intelektuale ka humbur një kolos plejadës të shkrimtarëve të rrallë.

Sipas Haradinajt, Arapi përçoi fondin e letërsisë me vepra të pavdekshme, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë:

Kultura, bota intelektuale dhe letërsia shqiptare kanë humbur një kolos të plejadës së shkrimtarëve të rrallë. Fatos Arapi, krijuesi shumëdimensional, përpos që pasuroi fondin e letërsisë sonë me vepra të pavdekshme, përçoi vlerat letrare të botës shqiptare përtej kufijve kombëtar. Ngushëllime familjes, komunitetit të shkrimtarëve, miqve dhe lexuesve të shumtë!

RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme