Haradinaj dënon sulmet terroriste në Vjenë: Asnjëherë nuk do të realizohen qëllimet e tyre djallëzore

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 08:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj sulmeve terroriste që ndodhën mbremë vonë në Austri, përkatësisht në Vjenë. 

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka ndarë dhembjen me familjarët që humbën të dashurit e tyre nga këto sulme.

“Terrorizmi goditi edhe Vjenën. Lutemi për jetët e humbura, solidarizohemi me popullin aleat austriak, ndajmë dhembjen me familjarët që humbën të dashurit”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se asnjëherë nuk do të realizohet qëllimet e tyre djallëzore.

“Sulmet qyqare asnjëherë nuk do të arrijnë të realizojnë qëllimet e tyre djallëzore. Terroristët nuk do të fitojnë”, është shprehur Haradinaj.

https://www.facebook.com/179643115493444/posts/2210353042422431/?d=n

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme