Haradinaj dënon vrasjet në Brekoc

Prishtinë | 08 Gus 2018 | 17:42 | Nga

Për vrasjet në Brekoc të Gjakovës që e tronditën opinionin, ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Në llogarinë e tij të rrjetit social Facebook, ai e ka dënuar fuqishëm aktin e vrasjes së nënës dhe vajzës së saj, duke e cilësuar këtë veprim më jo njerëzor dhe më të papranueshëm.

“Përgjegjësit e këtij akti duhet të marrin përgjigjen e duhur nga drejtësia. Kosova është një vend i barabartë për të gjithë dhe veprime të tilla na godasin të gjithëve, pa dallim gjinie”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme