Haradinaj: Dhuna në familje dhe viktimat e krimit do të mbrohen me ligj

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 10:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovën, Ramush Haradinaj, ka treguar të arriturat që kanë bërë në raport me parandalimin e dhunës në familje, transmeton Ekonomia Online.

Gjatë konferencës rajonale “Qasja në drejtësi për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”, kreu i ekzekutivit tha se duhet të raportohet dhuna në familje, meqë sipas tij, tregon guxim për të luftuar këtë dukuri.

Sipas Haradinajt, nuk mjaftojnë vetëm ligjet e mira por duhet zbatim në praktikë të atyre ligjeve, që të parandalohet dhuna në familje.

“Janë caktuar në të gjitha gjykatat koordinatorë për dhunën në familje, policia ka koordinuar për rastin në familje, janë krijuar mundësi për viktimat e krimit, kemi ndarë mjete financiare për strehimoret e viktimave. Kemi bashkëpunuar edhe me fushatën vetëdijesuese, për shkollat. Kemi sfida në këtë ketë temë, ka ende sfidë, dihet që ligjet e mira nuk mjaftojnë por duhet zbatim. Kemi angazhim edhe në zhvillimin ekonomik të grave, ju siguroj që ajo që në raste të caktuara përjetohet është sepse është rritur numri i raportimit të dhunës në familje, kjo tregon që është ngritur vetëdijesimi. Unë ju bëj thirrje të raportojnë dhunën në familje, ndaj gruas. Dua që bashkë të mos lejojmë që të paraqitet dhuna në familje, pa marrë parasysh zonën prej nga vijnë”, tha Haradinaj.

Ndërsa, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se ministria që ai drejton i ka kushtuar vëmendje të veçantë raportimeve të dhunës në familje.

Gjatë konferencës “Qasja në drejtësi e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”, Tahiri theksoi se kanë obligim dhe e kemi nevojë për komponentin e barazisë së gruas.

Ai këtë koment e ka bërë në konferencën “Qasja në drejtësi e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”.

“S’kemi qëndruar indiferent ndaj raportimeve të dhunës në familje. Kodi i ri penal i sponsorizuar nga ne rregullon specifikisht të gjithë të drejtat lidhur me këtë temë. Me kodin e procedurës penale që brenda këtij muaji do të shkojë në Kuvend i kemi kushtuar vëmendje të veçantë dhunës ndaj gruas. Jam krenar që në ligjin pronësor, gruas i garantohen të drejtat e pronësisë skajshmërisht. Ju siguroj se si ministër nuk do të kursehem të bëjë çfarëdo që është e mundur për të trajtuar këtë temë të shoqërisë tonë”, tha Tahiri.

Alia El Yassir, drejtoreshë rajonale për zyrën e UNWomen për Evropë dhe Azi Qendrore, tha se kjo ditë shënon fundin e fushatës, por jo fundin e gjithë punës për luftimin e dhunës ndaj grave, duke shpresuar se kjo ngjarje do të kontribuojë në diskutimin për qasjen në drejtësi për të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore.

Naim Qelaj, Koordinator Nacional për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhunës në Baza Gjinore, tha se mbështetja e kryeministrit Haradinaj që të ecim para për të përfunduar shumë tema të mbetura, të pakryera me vite, për fuqizimin e shtetit ligjor, ishte një motiv për punën e tyre.

Ai tha se është punuar shumë për realizimin e mekanizmave institucionalë që fuqizojnë dhe rrisin efikasitetin në zbatim të ligjit.

Të ngjashme