Haradinaj: Du me ia ba një argat Kadrisë

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 11:26 | Nga Ekonomia Online
Kadrinë po e sulmojnë nga të gjitha anët, andaj du me ia bë një argat. Edhe nëse nuk jam në listë do e ndihmoj si anëtar i thjeshtë. S’ka kurrgjë të fshehtë këtu!

Kështu tha sot në Prishtinë, Nasim Haradinaj, një kafe rasti me shokë lufte.

“E di që kam me humb drejtorinë, kam me u prish me shumë, me familje, me shoqata, por kam vendos me ia bërë një argat PDK-së”, citohet të këtë thënë Nasim Haradinaj.

Sipas burimit të Kosova.info, ai ka thënë se, më mirë deputet i PDK-së e në opozitë, sesa ministër i Ramushit.

“Pavarësisht a i vyej, a jo, argatin prej meje e ka”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme