Haradinaj: Duhet ta përkrahim regjistrimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 12:11 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Artan Grubin zëvendëskryeministër i parë në Maqedoninë e Veriut, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj në një konferencë për media pas takimit ka deklaruar se ata do ta mbështesin procesin e regjistrimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Duhet të tregojmë mbështetjen për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, e kam fjalën për shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë atje”.

“Ne duhet të jemi bashkë, të përkrahim dhe të ndihmojmë në procesin e regjistrimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kudo qofshin ata, qoftë edhe në diasporë. Sepse me këtë proces, ata do të ndihmojnë veten, do t’i ndihmojnë familjet e tyre, do ta ndihmojnë atdheun e tyre si dhe gjithë rajonin”, ka thënë Haradinaj.

Zëvendëskryeministri Artan Grubi tha që Haradinaj ka qenë mbështetje e madhe e çdo situate dhe procesi që kanë nisur.

“Haradinaj na është gjendur në ndihma gjithmonë kur kemi nisur procese të rëndësishme atje, dhe biseduam përpos regjistrimit të popullsisë por edhe bashkëpunimin ekonomik”, tha Grubi.

“Përvoja e Z.Haradinaj do ishte model i mirë i bashkëpunimit dhe mobilizimit të proceseve tona”, theksoi tutje ai.

Të ngjashme