Haradinaj e kishte paditur edhe Gazmend Muhaxherin për shpifje

Prishtinë | 26 Shk 2017 | 10:47 | Nga

Arianit Koci, avokat i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar dje padi për shpifje kundër Listës Serbe pasi që kjo e fundit në një deklaratë për media ju referuar ish kryeministrit të Kosovës si kriminel.

Kjo nuk është hera e parë që Haradinaj paditë palën tjetër për shpifje pasi që ishte quajtur kriminel dhe njeri i haraçit.

Haradinaj ka ngritur padi ndaj kryetarit të Pejës, Gamend Muhaxheri.

Muhaxheri është edhe zyrtar i lartë i LDK-së.

Ngjarja kishte ndodhur në fillimit të nëntorit të vitit 2015.

Gazmend Muhaxheri është paditur për shkak të deklaratave “fyese dhe shpifëse” në gazetën austriake Der Standard.

Por, pse asnjëherë gjykata deri me tash nuk ka dalë me një vendim për këtë padi.

Arianit Koci, avokat i Haradinajt, ka thënë për lajmi.net se padia kundër kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, është deponuar në nëntor të vitit 2015, në Gjykatën Themelore në Pejë.

“Ende nuk është caktuar seanca gjyqësore”, ka thënë tutje Koci. (Lajmi.net)

Të ngjashme