Haradinaj: E pamjaftueshme ndihma prej 170 eurosh, rënia ekonomike mund të jetë fatale

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar gjellëtoren “Te Nazi”, në qendër të kryeqytetit, biznes ky që numëron 100 të punësuar.

Nga aty, Haradinaj ka thënë se pakoja emergjente fiskale e Qeverisë nuk i plotëson assesi parametrat për rimëkëmbjen ekonomike.

“Gastronomia, një nga sektorët që po i bartë pasojat më të rënda të izolimit, duhet të gëzojë mbështetje urgjente financiare për rimëkëmbje. Vizitova sot gjellëtoren “Te Nazi”, biznes familjar, që ka rreth 100 të punësuar. Me pronarin Fahri Rexhepi bashkëbiseduam rreth pakos emergjente fiskale nga Qeveria në detyrë, e cila u pajtuam se është e vonuar dhe nuk i plotëson assesi parametrat për rimëkëmbje ekonomike, duke rrezikuar shuarjen e shumë bizneseve”, ka shkruar Haradinaj.

Përmes një statusi në Facebook, ish-kryeministri i Kosovës, ka thënë se ndihma prej 170 eurosh për një të punësuar është e pamjaftueshme. Gjithashtu, Haradinaj ka thënë se nëse shteti nuk i ndihmon bizneset e vogla e të mesme të rikuperohen, rënia ekonomike mund të jetë fatale.

“Ndihma e njëhershme prej 170 eurosh për një të punësuar, është e pamjaftueshme. Nëse shteti nuk i ndihmon bizneset e vogla e të mesme të rikuperohen, rënia ekonomike mund të jetë fatale, ndërsa papunësia në vend do të dyfishohet. Shumica e veprimeve kane qenë panikë, e jo analizë e kujdesshme dhe shumë prej këtyre masave kane shkaktuar pasoja të panevojshme ekonomike. Prandaj kërkohet heqja e menjëhershme e masave panikuese dhe hapja e ekonomisë. Çdo ditë e humbur është e pakompensueshme”, ka shkruar ai.

Gastronomia, një nga sektorët që po i bartë pasojat më të rënda të izolimit, duhet të gëzojë mbështetje urgjente…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Montag, 11. Mai 2020

Të ngjashme