Haradinaj e Thaçi nderojnë dëshmorët e komunës së Pejës

Prishtinë | 05 Maj 2019 | 14:36 | Nga Nexhmie Hyseni

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi po marrin pjesë në tubimin përkujtimorë të 183 dëshmorëve të Komunës së Pejës, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj dhe Thaçi fillimisht kanë bërë homazhe tek pllaka përkujtimore e dëshmorëve të Pejës e më pas tek shtatorja e dëshmorit Shkëlzen Haradinaj, e më pas kanë vazhduar në tubimin përkujtimorë që po mbahet në Komunën e Pejës.

Kujtojmë se në këtë tubim të pranishëm ishin edhe shumë deputetë dhe kryetarë komunash.

Të ngjashme