Haradinaj falënderoi shqiptarët për përkrahjen, mbështetja institucionale mungoi

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 19:59 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas mbërritjes në Aeroportin e Prishtinës, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, falënderoi të gjithë shqiptarët për përkrahjen, ndërsa tha se mbështetja institucionale i ka munguar.

“Asnjëherë nuk i nënshtrohemi cilido mekanizëm që burimin e ka në Beograd. Shqiptarët, jo që janë trima ose të zotë, ose që duan me u marrë me të tjerët në rajon, por jemi në të drejtën tonë dhe kësaj të drejte do t’i qëndrojmë besnikë. Kemi fqinj që është armik, sillet armiqësisht, duhet të jemi të vendosur t’ia tregojmë vendin”, ka thënë Haradinaj, para gazetarëve, raporton Ekonomia Online.

Ish-kryeministri i Kosovës, i cili u mbajt gati 4 muaj nga një gjykatë franceze, tha se kërkesa e Serbisë për ekstradim të tij ishte kërkesë për luftë.

Nga ana tjetër, ai është shprehur i zhgënjyer me autoritetet e vendit. “Roli i Prishtinës zyrtare ka munguar. Autoritetet nuk e kanë treguar veten, kjo është për keqardhje”.

Ai ka thënë se shqiptarë asnjëherë nuk do t’i nënshtrohen Serbisë. “Më 24 mars 1998 ata që më sulmuan në shtëpi time ku kishte fëmijë. Me 24 mars 1999 rastisi t’ua kthejmë me bomba në shtëpitë e tyre. Kështu ndodh në jetë… E sot Gjini, djali im, e ka ditëlindjen”, ka thënë Haradinaj.”.

“Dua fillimisht të shkoj tek njerëzit që janë tubuar në shesh, e pastaj nesër ia fillojmë me punë”, u shpreh lideri i Aleancës, në Aeroportin e Prishtinës.

Të ngjashme