Haradinaj: Familja Jashari gjithmonë u nda me lavdi

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, kujtoi familjen Jashari në 22-vjetorin e sulmit të dytë që iu bë asaj nga forcat serbe.

Haradinaj tha se familja Jashari gjithmonë u nda me lavdi, e armiku gjithherë u kthye prapa me turp nga Prekazi.

“22 janari 1998, për familjen Jashari të Prekazit, nuk ishte ditë e zakonshme. Atë ditë baci Shaban, me nipa e mbesa, i rezistuan sulmit të forcave të okupatorit, në sulmin e dytë të pashembullt që iu bë kësaj familjeje të madhe patriotike. Familja Jashari gjithmonë u nda me lavdi, e armiku gjithherë u kthye prapa me turp nga Prekazi. Lavdi të rënëve për liri!”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme