Haradinaj feston Krishtlindjen në një familje të Klinës

Prishtinë | 25 Dhj 2019 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka vizituar një familje të besimit të krishterë në Dollc të Klinës.

Vizita e Haradinajt në këtë familje u bë me rastin e Krishtlindjeve.

Postimi i Haradinajt:

Sot, në familjen e Filip Mirditës, në Dollc, isha i nderuar me mikpritjen e tyre me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Nuk ka ndjenjë më të mirë se bashkimi i familjeve në data të veçanta që përcjellin porosinë e dashurisë dhe paqes.

Gëzuar Krishtlindjet!

RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme